Majk paralajmëron projektin e ri: Ka të bëjë me jetën time, besoni në ëndrrat tuaja

  
  

Hip hop ylli, Majk, është gati që të publikojë projektin e ri.

Këngëtari ka paralajmëruar kohë më parë atë që ai e cilësoi si projektin e karrierës.

Majk me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka konfirmuar se projekti publikohet gjatë ditës së premte në ora 13:00.

Sipas Majk, projekti ka të bëjë me jetën e tij, ndërkaq beson se edhe adhuruesit e tij do ta gjejnë veten aty.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju një këngë që ka të bëj me jetën time, besoj edhe me jetën e shumë prej jush që shumë herët filluat të punoni e të besoni në ëndrrat tuaja. Jeta është sfidë, mos u dorëzo – përballu me të”, deklaroi Majk.

Majk ka ditur të lansojë balada e këngë sentimentale në të kaluarën.

“Dashuri” mbahet mend si hiti më i madh në karrierën e Majk. /Telegrafi/