Majk po vjen me një këngë të bazuar në ngjarje të vërtetë

  
  

Para një muaji solli këngën më të re në bashkëpunim me Onatin, i cili u mirëprit nga fansat.

“Thirri dajt”, është shikuar mbi 2.8 milionë herë në YouTube dhe Majk duket se nuk do të ndalet me kaq.

Këngëtari ka paralajmëruar këngën e re që është e bazuar në një rrëfim jetësor dhe se ka zbuluar titullin e projektit.

“Bazuar në storie të vërtetë. Nuk Dorëzohna”, ka shkruar reperi ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Mbetet të shihet se për çfarë projekti bëhet fjalë pasi që artisti nuk ka dhënë shumë detaje rreth saj.

Theksojmë se këngëtari pritet që gjatë këtij viti të ketë angazhime të mëdha me koncertet anembanë trojeve shqiptare.

Ndryshe, reperi gjatë një interviste për mediat ka treguar se ka shumë projekte të reja që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/