Majk thotë në këngën e re se “Nuk dorëzohna”
Edhe një këngë e re i është shtuar numrit të madh të këngëve që kanë ardhur në muajt e parë të këtij viti.
Kësaj radhe me këngë të re ka ardhur Majku, të cilës ia ka shoqëruar edhe një video mjaft interesante.
“Nuk dorëzohna”, titullohet videokënga e re e reperit shqiptar që vitin e kaluar ishte i përfolur për jetën private.
Për tekstin dhe melodinë e këngës është përkujdesur vetë këngëtari prishtinas gjersa producent është Cricket.
Theksojmë se miksimin e këngës e ka bërë Lorenc Aliaj.
Ndryshe, Majku ka paralajmëruar se do të sjell edhe disa videokëngë të tjera si dhe do të mbajë koncerte në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/