Majk uron Shën Valentinin: Kush tha që paraja nuk mund të blejë dashurinë?

  
  

Edhe yjet tona janë të përfshirë në festën e Shën Valentinit në formë të ndryshme.

Një prej emrave të njohur të skenës muzikore shqiptare, Majk, ka uruar Shën Valentinin, por në një formë ndryshe.

Ai ka thumbuar gjininë femërore, duke pretenduar se me para mund të blejë dashurinë.

“Kush tha që paraja nuk mund të blejë dashurinë. Urime Shën Valentinin të gjithëve”, ka shkruar Majk.

Ai këtë pjesë teksti e ka shkruar në një foto ku shfaqet para një veture të shtrenjtë të tij.

Majk ka pasur jostabilitet në jetën e tij private.

Ai ka qenë i përfshirë në afëra të ndryshme me shumë femra, gjë që ka ndikuar që edhe nëna e djalit të tij, Roanit, të reagojë.

Ishte Majlinda ajo që akuzoi Majkun kohë më parë se nuk po kujdeset për djalin e tij. /Telegrafi/