Martesë apo videoklip? – Skerdi na bëri lëmsh me fotografitë e fundit

Fotografitë e fundit të Skerdit, na kanë bërë lëmsh…
Këngëtari nga Shqipëria fillimisht hoqi të
gjitha imazhet nga Instagrami, përfshirë edhe videot të cilat promovonin këngët
e tij të fundit.
Më pas, artisti filloi duke postuar foto bardhë
e zi që tregonin një nuse dhe më pas edhe dhëndrin.
Ndjekësit filluan të komentonin se Skerdi është
martuar me të fejuarën e tij por dikush tha se ai po xhironte edhe klip.
Prive ju raportoi ditë më parë se artisti është
duke u marrë me një projekt të ri dhe me sa duket fotoja të cilën e publikoi
sot, është nga xhirimet e klipit.
Skerdi shihet teksa po ia dhuron disa trëndafila
të kuq nuses për ballë e cila do të jetë pjesë e projektit për të cilin akoma
nuk dihet titulli.
Megjithatë, në një intervistë të emisionit Prive, Skerdi pati thënë se në momentin që do bëjë dasmë do na ftojë të gjithëve./Prive.al
albshowbizzz.com