Mbesa e saj feston ditëlindjen, Engji ka një befasi të bukur për të

Engjëllusha Salihu ndonëse në moshë të re, është një prej këngëtareve më aktive të muzikës popullore.

Edhe pse u bë e njohur si vajza e Shyhrete Behlulit, tani Engji famën e madhe po e arrin vetë, shkruan ORAinfo.

Ajo krahas angazhimeve që i ka në profesion, është tejet aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.

Sot, ajo ka postuar një foto me të cilën e uron vajzën e motrës për ditëlindje, e me të na tregon edhe si e quan mbesën./ORAinfo/