Me flokët dredha-dredha dhe e tëra pa grim, Agnesa duket krejt ndryshe
Agnesa Vuthaj është modelja nga Istogu që u bë e njohur për publikun që në daljen e parë.
Që kur u zgjodh Miss Albania 2004, Agnesa u bë një ndër më të pëlqyerat e publikut, përcjell ORAinfo.
Tani, Agnesa ka hapur një markë të veshmbathjeve për femra e që e ka quajtur ‘Agnesa Vuthaj’.
Meqë është tejet aktive në rrjete sociale, Agnesa ka postuar një foto ku shihet se sot ka dalë me flokët e saj natyrale dhe krejt pa grim, e kjo pamje e bën të duket shumë më ndryshe./ORAinfo/