Me këtë fustan të gjatë, Remzia shkëlqeu në festën e nipit të Shyhrete Behlulit

Remzie Osmani është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore shqiptare.

Këngët e saj janë të pranishme pothuajse në çdo dasmë dhe festë tjetër familjare, në shumë prej tyre ajo është edhe e ftuar të këndojë, përcjell ORAinfo.

Krahas muzikës, Remzia është shumë aktive edhe në rrjete sociale, e sidomos në Instagram.

Remzia ka marrë pjesë në festën e organizuar nga familja e Shyhrete Behlulit me rastin e lindjes së nipit.

Remzia shfaqet e veshur me një fustan të zi e të gjatë. Në këtë veshje ajo ka shkëlqyer. /ORAinfo/