Me këtë video e uron Kosovën Rita Ora

Kosova dje ka festuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

S’kishte si të mungonte as urimi në këtë ditë i yllit kosovar me famë botërore, Rita Orës.

Ajo në një video ku shiheshin të përmbledhura momentet më të mira që ajo ka kaluar në Kosovë, ka uruar vendin dhe qytetarët e saj.

Kujtojmë që Rita vitin e kaluar, pikërisht në 10 vjetorin e Pavarësisë, mbajti një koncert në shesh të Prishtinës.