Me plis në kokë, kështu uron festën e pavarësisë
Sot Kosova feston 11 vjetorin e Pavarsisë.
Yllka Kuqi e ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.
Edhe këngëtarja Yllka Kuqi ka ndarë urimin e saj për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë, shkruan lajmi.net.
Ajo e ka publikuar një foto të veçantë me plis në kokë mirëpo rreth imazhit i ka vënë edhe ngjyrat e flamurit shtetëror, ato verdh e kaltër ndërsa e veshur me ngjyrë të kuqe dhe me simbol të shqiponjës në kokë ka marrë po ashtu vëmendjen.
“Me gjak dhe lule, me zjarrë e mallë … Të putha ty o Vendi im, në çdo fushë dhe arë … Në këngë e valle, në g’zim e vaj … Të kisha pranë o Vendi im, në çdo frymë e në çdo fjalë … Urime Vendit tim ❤”, ishin fjalët e Yllkës pranë postimit.