Më pyeste gjithmonë për Shqipërinë! Modelja e njohur shqiptare emocionon me dedikimin për ikonën e Chanel që ndërroi jetë [FOTO]
Ka ndërruar jetën në moshën 85-vjeçare stilisti legjendar me famë botërore Karl Lagerfeld.
Stilisti njihet si një ikonë mode gjithashtu edhe fotograf e ilustrues. 85-vjeçari ishte drejtor kreativ i shtëpisë së modës “Chanel” për vite me radhë.
Lagerfield është i njohur edhe për krijimin e koleksioneve të ndryshme të veshjeve për markën “Fendi”.
Mësohet se ikona e modës ishte prej javësh i sëmurë dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në shumë aktivitete mode në këtë periudhë.
Shumë prej personazheve në industrinë e modës kanë përcjellë mesazhe mjaft prekëse ku kanë treguar se sa janë shokuar nga kjo humbje e madhe.
Ndër shumë prej supermodeleve botërore, një postim mjaft prekës ka dedikuar dhe supermodelja shqiptare Emina Cunmulaj.
Modelja ka treguar se Karl e trajtonte atë jo vetëm, si një modele, por dhe si një qënie humane, duke e pyetur atë shpesh për kulturën dhe prejardhjen e saj, duke ndarë mes tyre shumë të qeshura dhe histori për udhëtimet.
albshowbizzz.com