Me shaka apo pa dashje? Janë shumë miq, por Albi Nako bën veprimin që ndoshta Elvanës s’i ka pëlqyer aspak! [FOTO]

 

“Dy gisht mjaltë” është komedia që bëri bashkë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqin në një film si aktorë protagonistë. Prej muajsh fansat, presin publikimin e filmit, por ende nuk është bërë e ditur data e publikimit megjithatë traileri i kësaj komedia u publikua.

Në këtë komedi janë bërë bashkë emrat më të njohur të aktorëve shqiptarë, që prej vitesh kanë argëtuar publikun me humorin e tyre. Në triler-in e “Dy gisht mjaltë” shihet se në kastën e aktorëve përfshihen: Koço Devole, Mariana Kondi, Ervin Bejleri, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Eglein Laknori, Rezart Veleshnja etj.

Shumë personazhe treguan mbështetjen për këtë projekt e një prej tyre ishte sigurisht Albi Nako. Koreografi i njohur ka publikuar trailerin e filmit, por e ka shkruar “Filmi dy gisht m*t”. Por Albi është treguar i kujdesshëm pasi i ka filtruar komentet, mirëpo me siguri ishte thjesht një shaka e tij, ashtu siç vendndodhja që ka vendosur “ Kurvelesh i Sipërm”.

adnjo.jpg

 

albshowbizzz.com