Më shumë femra në kinema
Fushatat sociale për të angazhuar më shumë femra, këtë herë kanë përfshirë prodhimet kinematografike. Nisma e quajtur “4 Percent Challenge” është ndërmarrë gjatë “Sundance Film Festival” dhe parashikon që në 18 muajt e ardhshëm, studiot të angazhojnë më shumë femra.
Kjo nuk është hera e parë që realizohet një fushatë sociale në botën kinematografike. Në 2017-n, në ceremoninë “Oscar” sfida #OscarsSoMale, nxiti përfshirjen e femrave në një numër më të madh në regji dhe shërbeu për të sensibilizuar opinionin publik.
Mungesa e femrave në nominimet për regjisore gjatë këtij sezoni çmimesh kinematografike u lidh me denoncimet mbi ngacmimet seksuale ndaj producentëve në Hollywood.
Ishte kompania “Universal Studios” e para që pranoi të bëhej pjesë e kësaj nisme, duke vijuar me Disney që tejkaloi 40% e femrave prezente në filmat që pritet të publikohen në vijim, si “Frozen 2”, “Captain Marvel” dhe “Mulan” .
Tv Klan