Me siguri nuk jeni gati! I dashuri i ri i Arbana Osmanit po përgatit klipin e ri të këngëtares tuaj të preferuar shqiptare

 

Ajo iu rikthye skenës vetëm tre muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Dhe tashmë për Xhensila Myrtezajn ka ardhur koha që të publikojë këngën e saj të parë për këtë vit dhe të parën pas lindjes së Ajkës.

Këngëtarja tregoi se ndodhet në Venecia të Italisë me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun. Nëse fillimisht mund të mendonit se ishte thjesht një udhëtim romantik mes çiftit, në fakt qëllimi i vërtetë është videoklipi që po përgatit këngëtarja. Për klipin e këngëtares po kujdeset një personazh mjaft i përfolur në showbizz-in shqiptar, regjizori Eduart Grishaj, i cili së fundmi është përfolur për një lidhje dashurie me moderatoren Arbana Osmani. Këtë e ka bërë të ditur si vetë regjizori po ashtu dhe këngëtarja nëpërmjet postimeve në Instagram. 

 

 

albshowbizzz.com