Me simbolin e shqiponjës që e kishte bërë në finalen e Botërorit në Rusi, Era e uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

  
  

Era Istrefi është një tjetër artiste nga Kosova me famë ndërkombëtare, e cila e lindur dhe e rritur në Prishtinë, arriti që me artin e saj të tejkalonte kufijtë shqiptarë.

Në Kampionatin Botëror të vitit 2018, ajo u bë këngëtarja e parë shqiptare që këndoi himnin e evenimentit më të madh në botën e futbollit.

  

Performanca e Erës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

  

Në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith, ajo interpretoi këngën ” Live It Up”, e cila u bë hit i madh botëror.

Ndërsa e gjithë kjo kulmoi me performancën e https://telegrafi.com/tag/era-istrefi/ target=”_blank” rel=”noopener”>24-vjeçares në Luzhniki Stadium në Rusi, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror, ku edhe u zhvillua finalja e madhe.

Derisa i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me interpretimin e saj në skenën e madhe krahas dy yjeve të famshme, Era u kujdes që më pas në stadiumin Luzhniki ta bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Dhe pikërisht atë fotografi, këngëtarja e popullarizuar e ka shfrytëzuar për ta shoqëruar urimin e saj për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, ka shkruar Era duke e uruar vendin e saj për 11-vjetorin e shpalljes shtet.

https://telegrafi.com/era-istrefi-interviste-ekskluzive-per-telegrafin-2018-nje-vit-paharrueshem-mbeshtetja-juaj-eshte-motiv-per-te-vazhduar-tutje/ target=”_blank” rel=”noopener”>Në një intervistë për Telegrafin, Era kishte thënë se Kampionati Botëror dhe përzgjedhja nga aq shumë artistë konkurrentë për ta kënduar himnin e këtij evenimenti, ishte përvoja më e mirë e vitit 2018 që e kishte bërë shumë krenare dhe të lumtur. /Telegrafi/