Me sufllaqe, bakllava e gjëra tradicionale, Bella HADID na çuditi të gjithëve: ‘’Parajsa ime…’’[FOTO]

 

Mesa duket Bella Hadid ashtu si shumica prej nesh paska një fiksim të madh me sufllaqet.

Duket sikur modeles i kanë ardhur në majë të hundës evenimentet, me përmbajtje luksoze dhe ka preferuar vetëm një sufllaqe përkundër ushqimit mondan.

“Parajsa ime aktuale e sufllaqes…” – shkruan ajo, ndërkohë që i ka bërë një pyetje provokuese edhe motrës së saj Gigi Hadid nëse do dëshironte pak.

Më pas, Bella ka shpërndarë edhe një pjatancë ku duket bakllavaja, si dhe kadaifi, që sipas saj janë të freskëta dhe sapobëra.

Duhet të kujtojmë që origjina e babait të Bella dhe Gigi Hadid është nga Palestina, një vend me shumicë myslimane, ku dhe tradita e bakllavasë nuk mungon ashtu si tek ne.

WhatsApp_Image_2019-02-25_at_18.58.41.jpeg

WhatsApp_Image_2019-02-25_at_18.53.51.jpeg

 

albshowbizzz.com