‘Me tre të sëmurë dhe kujdesesha dhe për shtëpinë’ Gigi Hadid rrëfen historinë prekëse të adoleshencës së saj [FOTO]
Në një intervistë dhënë së fundmi për revistën ‘Elle’ modelja shumë e sukseshme Gigi Hadid ka folur për jetën e saj si për anën profesionale dhe atë private.
Por ajo që preku më shumë ishte gjendja që jo kishte kaluar në adoloshencën e saj ku ishte e detyruar t’ju shërbente tre njërezve të saj më të afërm për shkak se ata ishin të prekur nga sëmundja ‘Lyme’.
‘Bella, Anwar dhe Yolanda Hadid kanë folur hapur për betejën e tyre me sëmundjen “Lyme’ kështu që shëndeti është një prekupim i madh për ju’ ishte pyetja që i bëri gazetarja, modeles.
“Të rritesha në një familje ku të tre pjesëtarët ishin të sëmurë më bëri shumë të pavarur.
Nëna ime nuk mund të drejtonte makinën ose të çohej nga shtrati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllain në shkollë ose përgatisja drekën.
Por ndihesha edhe disi fajtore që isha e vetmja në familje që nuk mund t’i kuptonte atë që po kalonin. Është e vështirë kur e gjithë familja është duke vuajtur dhe ti nuk e di çfarë të bësh”, shprehet Gigi në intervistën.
Sqarim: Sëmundja “Lyme” është një virus bakterial që shfaqet në formën e njollave të kuqe në lëkurë, si dhe shkakton kruarje të shpeshta.
Në një formë më të avancuar, pasojat e saj arrijnë deri në humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë e lartë, si dhe probleme me zemrën.
albshowbizzz.com