Mel B kritikon sjelljet e Lady Gaga dhe Bradley Cooper gjatë interpretimit në ‘Oscars 2019’
Bradley Cooper dhe Lady Gaga kanë bërë një performancë emocionuese të hitit “Shallow” në edicionin e sivjetmë të ndarjes së çmimeve Oscar.
Edhe pse kanë marrë lëvdata të shumta, ka pasur edhe prej atyre që mendojnë se këngëtarja e ka tepruar me sjelljet e saja në raport me aktorin hollivudain.
Kënga e dy protagonistëve të filmit “A Star Is Born” https://telegrafi.com/shallow-eshte-kenga-e-mire-origjinale/ target=”_blank” rel=”noopener noreferrer”>fitoi çmimin Oscar si kënga më e mirë origjinale, ndërsa paraprakisht ata morën vëmendjen me interpretimin e drejtpërdrejt në skenën e Dolby Theatre në Los Angeles.
Interpretimi i tyre ishte i veçantë, ndërsa të pranishmit dhe shikuesit anekënd botës kanë vërejtur se ka pasur shumë afrimitet ndërmjet Gagas dhe Cooperit.
“Jam ndier shumë pakëndshëm për shkak të të dashurës së Bradleyt, o Zot”, ka thënë Mel B në emisionin Good Morning Britain, duke shtuar se shikimi ndërmjet tyre ishte “një shikim dashurie”.
“Zgjedh të mendoj se ka qenë vetëm pjesë e performancës dhe aktrimit, dhe se nuk është e vërtetë. Se po të ishte, ajo do ta thyente ‘kodin femëror’ në raport me Irina Shayk, ndërsa kjo nuk është aspak profesionale”, ka thënë Mel B.
Ajo ka vazhduar të flasë më tej për të gjithë situatën e krijuar, meqenëse Gaga e kishte hequr unazën e fejesës meqë është ndarë nga i fejuari Christian Carino, ndërsa shumëkush mendon se këngëtarja dhe aktori i kanë thyer shumë rregulla me mimikën dhe shikimet.
“Gaga e ka hequr unazën e fejesës, e ka ndërprerë fejesën… Dhe pastaj e shikon Bradleyn në këtë mënyrë derisa performon me të. Nuk është vështirë të gjesh sa bëjnë dy plus dy. Që të dy e kanë tepruar në mënyrat e tyre”, është shprehur moderatori Piers Morgan. /Telegrafi/