Melinda flet rreth pasionit të saj për muzikën dhe pjesëmarrjen në ‘American Idol’
Melinda Ademi është duke i shijuar sukseset e para në skenën muzikore shqiptare falë disa këngëve, të cilat janë pëlqyer shumë nga fansat e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka rrëfyer se dashuria e saj për muzikën është e madhe dhe se nuk është dorëzuar kurrë.
“Gjatë gjithë jetës e kam dashur muzikën. Kur isha 16 vjeçare shkova në ‘American Idol’, nuk fitova dhe shkova sërish pas dy vitesh dhe arrita në gjysmëfinale”.
“Nuk e fitova çmimin, por nuk hoqa dorë. U ktheva në vendlindjen time që ta bëja muzikën, të cilën e ndjej”.
“U rrëzova në skenë dhe u çova prapë, dhe u përballa me vështirësitë. Jam krenare me veten dhe është një fakt se asnjëherë nuk duhet dorëzuar”, ka shkruar Melinda në një postim në Instagram.
“AMI” titullohet kënga më e fundit e Melindës, e cila u lansua me videoklip në fund të muajit janar, ndërsa deri më tani është shikuar afro 1.5 milion herë në YouTube.
Ndërsa gjatë fundjavës, reperja e ka publikuar një ‘freestyle’ të titulluar “Teta Gjyli” që është një formë https://telegrafi.com/melinda-freestyle-thumbon-taynan-dhe-rinen/ target=”_blank” rel=”noopener noreferrer”>‘diss-i’ ndaj dy repereve tjera, Tayna dhe Rina Balaj. /Telegrafi/