“Meqë e do kaq shumë merre vetë” – Seldi ia kthen ndjekësit i cili e pyeti pse u nda nga Mimoza
Kanë kaluar muaj prej
se Seldi dhe Mimoza u ndanë.
Çifti i cili kurorëzoi
dashurinë e tyre me fejesë, nuk e zgjati shumë dhe i ndau rrugët, mirëpo ka
akoma prej atyre njerëzve që iu shkruajnë për t’i pyetur se pse janë ndarë.
I ftuar në Xing me
Ermalin, Seldi padyshim se u vu përpara një pyetjes që kishte të bënte me Mimozës,
pasi që lidhja e tyre bëri shumë bujë.
Ai tregoi se ka shumë
njerëz të cilët akoma i shkruajnë dhe i komentojnë në rrjete sociale në lidhje
me Mimozën.
“Me këto komente edhe
pak do më futen njerëzit në krevat.Ma kanë shpifur. Më shkruajnë dhe mesazhe
private. Më shkruajti njëri:Si ka mundësi e le gjithë atë gocë të mirë?Sikur
nuk e dija unë që ishte gocë e mirë, po më tregonte ai.”Si u ndave nuk të vjen
turp o i poshtër”. E zgjati shumë në ofendime dhe i thashë: Të keqen vëllai
meqë e do kaq shumë merre vetë”, ka thënë Seldi duke e dëshmuar edhe njëherë se
tani për tani është beqar./Prive.al
albshowbizzz.com