Merr para për ta ofenduar?! Motra e Meghan Markle: ‘’Ajo do interesohej për ne vetëm po të kishim 600 milionë$’’

 

Merghan Markle dhe familja e saj është një problem që duket se nuk do të mbarojë kurrë.

Pas letrës që ajo i dërgoi babait se i kishte thyer zemrën, tashmë është motra e dukeshës ajo që ka bërë një postim të ri në “Twitter”:

“Ajo do të interesohej për ne vetëm po të kishim 600 milionë dollarë ” – shkruan ajo. Dhe menjëherë statusi i saj shkaktoi një stuhi në internet. Shumica e komenteve e akuzonin Samanthan si një përfituese sepse

Meghan është figurë publike. Po a e keni pyetur ndonjëherë veten se pse motra e Meghan e sulmon aq shumë atë dhe bën gjithmonë deklarata për mediat në lidhje me dukeshën?

Sipas të dhënave, Samantha Markle deri më tani ka fituar nga mediat mbi 100 milionë dollarë. Para se ajo të bëjë një deklaratë ju vendos mediave një shifër të caktuar parash dhe menjëherë pasi përfundon fjalët ajo paguhet. Raportet tregojnë se fitimi i saj do të shtohet edhe më shumë pasi të vijë në jetë fëmija i parë i dukeshës dhe princit.

 

 

albshowbizzz.com