Mesazhi i Dua Lipës pasi fitoi dy çmime “Grammy”: Nuk ka rëndësi nga vini

  Dua Lipa ka folur me shumë emocion pasi fitoi dy çmime në ceremoninë “Grammy”.      

Dua Lipa pasi mori çmimin “Artistja më e mirë e re”, e emocionuar ka dhënë një mesazh me plot kuptim, shkruan lajmi.net.

“Për dikë që nuk e kanë kuptuar sa special janë që kanë storie të ndryshme, vetëm ta dini se nuk ka rëndësi nga vini, kurrë mos e leni të ndikojë në ëndrrat tuaja sepse ju e meritoni”, janë fjalët e Duas.

Për ndryshe, përveç se u shpall “Artistja më e mirë e re”, Dua Lipa fitoi edhe në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Kujtojmë që Dua Lipa arriti ta bëj historinë tek shqiptarët, duke u bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim “Grammy”. /Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com