Mikeshë e ngushtë me Noizyn, por Oriola Marashi kapet mat në krahët e Stresit
Sherri mes reperit më të kërkuar shqiptar, Noizyt, dhe modeles bukuroshe Oriola Marashi, pushtoi mediat për disa ditë me radhë. Ata nuk u shfaqën më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk ndiqeshin më në rrjetin social Instagram. Por ende vazhdon të mbetet enigmë arsyeja se pse ata të dy i prishën marrëdhëniet mes tyre.
Megjithatë duke tse tashmë kjo gjë është hedhur pas krahëve dhe ata i kanë rregulluar raportet mes tyre. Si fillim ishte Noizy, ai që na tregoi se Oriola ka rinisur ta ndjekë reperin në rrjetet sociale, ndërsa ditën e djeshme Oriola ishte ajo, që i dha fund aludimeve, duke treguar se gjithçka mes tyre ishte rregulluar.
Megjithëse janë miq të ngushtë dhe prej disa kohësh Oriola është bërë pjesë e grupit të Noizyt, “OTR”, askush nuk e kishte përmendur faktin që para miqësisë me Noizyn, Oriola shoqërohej me Stresin.
Një faqe në Instagram ka publikuar foton e modeles e cila shfaqet krah Stresit në një club nate. Foto është shkrepur disa vite më parë, pasi Oriola dhe reperi duken më të rinj në moshë, siç mund ta shihni më poshtë.
albshowbizzz.com