Miley Cyrus nuk shpëton nga padia 300 milionë dollarë

  

Miley Cyrus ka dështuar të hedhë poshtë një padi prej 300 milionë dollarësh që është ngritur kundër saj.

Këngëtarja është hedhur në gjyq nga Michael May në mars të vitit 2018 mbi të drejtat e saj për këngën “We Can not Stop” të nxori në vitin 2013.

Ai pretendon se teksti i këngës së Miley është i ngjashëm me atë që May publikoi më shumë se 25 vjet më parë, ‘We Run Things’.

Teksti i tij është: “We run things. Things no run we.” Ndërsa Miley këndon: “We run things, things don’t run we.”

Pavarësisht përpjekjeve të Miley për të hedhur poshtë padinë një gjyqtar vendosi që rasti do të vazhdojë.