Mimoza Shkodra e gatshme për të krijuar familje

 
 

Këndon që kur ishte fare e re, që në vitin 1999. Një ndër hitet e saj më të mëdha mbetet balada me titull “Ndarja”.

Mimoza Shkodra thotë se kjo këngë nuk ka qenë dedikim dhe se thuajse asnjëherë nuk ka bërë këngë dedikuese, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja që është shumë e pranishme në tregun muzikor shqiptar, së fundi u përfol me të madhe për shkak të jetës private.

Ndarja me Seldin bëri bujë të madhe në media. U lidhen, u fejuan dhe u ndanë shpejtë. Ish çifti nuk flasin për arsyet që quan në ndarje.

Mimoza Shkodra më nuk po flet për ndarjen, ama ajo ka thënë se ëndërron krijimin e familjes, madje një familje të madhe, shkruan “Kosovarja”.

 
 

albshowbizzz.com