Mirë bëri! Dikur ishin të dashur, por sot Ledri ka diçka për t’i thënë SHQIP Dua Lipës para 25 milionë njerëzve! [FOTO]
Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që rrëmben një çmim të dytë “Grammy”. Ajo u shpall fituese në mbrëmjen më të madhe muzikore e vitit Grammy Awards 2019 në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”, për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Ajo po ashtu ka rrëmbyer edhe çmimin si artistja e re më e mirë.
“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram pak pasi mori çmimin.
E pas këtij triumfi, Instagrami i Dua Lipës u tejmbush me komente nga më të ndryshmet dhe nuk mund të mungonte komenti i Ledri Vulës i cili vite më parë ishte i dashuri i Dua Lipës.
Në një kolazh fotosh të publikuar në Instagram nga Dua, Ledri i ka shkruar në gjuhën shqipe “URIME” dhe ka vendosur emoji duartrokitjeje.
albshowbizzz.com