Modelja seksi, e dashura re e Lewis Hamilton

  

Ajo u bë e famshme falë Justin Bieber dhe reklamimit që ylli i popit i bëri në mediat sociale në vitin 2015.

Një foto e Cindy Kimberly që Justin postoi në Instagram, bëri që jeta e saj të transformohej. Nga studente u përfshi në botën e modelimit duke u bërë shumë e kërkuar. Dhe pothuajse 4 vite pasi ylli kanadez postoi një foto të 20-vjeçares ajo është parë në krahët e një tjetër ylli të profilit të lartë në Barcelonë.

Raportohet se modelja është në një lidhje me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton. Ata u fotografuan së bashku mbrëmjen e së hënës në qytetin katalanas.

34-vjeçari dhe Cindy nxitën thashethemet për një romancë mes tyre pasi fluturuan së bashku në Barcelonë me avionin privat të Lewis. Më pas u panë së bashku në aeroportin El Prat me bagazhet e tyre.