Modelja serbe provokon Noizyn në Instagram

  
  

Reperi shqiptar Noizy është gjithnjë i komentuar për romancat e tij.

Noizy është prej emrave më të përfolur në tregun shqiptar dhe në komunitetin e hip hopit.

Ai në Instagram prezantoi atë që është “e dashura” e tij e re, një veturë Ferrari.

“Është besnike prandaj shkoj vetëm me të”, ka thënë Noizy në foton që tërhoqi jo pak vëmendjen e komentuesve, por jo vetëm.

Ishte Jenna Jenovich, modelja atraktive serbe e cila njihet për pjesëmarrje në një prej klipeve të reperit dhe që ka reaguar.

“Mjaft gënjeve”, ka shkruar Jena në foton në fjalë duke aluduar se ka pasur më shumë se vetëm miqësi e profesionalizëm mes dyshes.

Noizy besohet se është single edhe pse është mjaft i përfolur për lidhjet me femrat e estradës. /Telegrafi/