Moderatorja Edita Doli bëhet nënë për herë të dytë

  
  

Ajo kishte edhe një arsye më tepër për të qenë e lumtur gjatë ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për moderatoren Edita Doli-Muhaxheri, të cilën e dëgjojmë çdo mëngjes në emisionin “Radar” të RTV Dukagjinit.

  

Blerimi, Akili dhe Edita (Foto Facebook)

  

Gazatarja tashmë është bërë nënë për herë të dytë duke sjell në jetë edhe një vogëlushe, të cilën e ka pagëzuar me emrin Helena.

” Zoti bekoi familjen time edhe me një vajzë, Helenën!”, ka bërë të ditur me këtë rast biondina përmes rrjeteve sociale.

Kujtojmë se Edita tashmë është nënë e një djali të quajtur Akil gjersa është e martuar me Blerim Muhaxherin.

Ndryshe, tash e sa vite emisioni transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, në radion më të madhe në vend, “Radio Dukagjini”. /Telegrafi/