Momente romantike të çifteve në qilimin e kuq të “Grammy Awards”
Qilimi i kuq është kthyer në një vend të çuditshëm kur Kylie Jenner dhe Cardi B u shfaqën në momente romantike me të dashurit.
Njihet si ceremonia më e mirë e çmimeve me listën A të yjeve, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.
Por këtë vit, qilimi i kuq i “Grammys” u bë paksa ‘vulgar’ pasi yjete e caktuara vendosën të demonstronin se sa shumë i donin partnerët e tyre.
Nga Kylie Jenner dhe Travis Scott tek Cardi B dhe Offset, çiftet u shfaqën të dashuruar.
Me mungesën e Beyonce, Kim Kardashian, Kanye West dhe mbretëreshës së pop-it, Ariana Grande, fansat po pyesnin se çfarë po ndodhte në të vërtetë me këtë ceremoni çmimesh.
Cardi B bëhet femra e parë që merr një “Grammy” për albumin më të mirë rep, por ajo ka befasuar me veprimin në tapetin e kuq.
Offest pasi puthi reperen, nxori gjuhën jashtë dhe filloi t’ia prekte asaj gjoksin, duke habitur të gjithë.
Edhe Kylie Jenner dhe Travis Scott shkëmbyen puthje gjatë parakalimit në tapet të kuq, përveç tyre çiftet edhe Alicia dhe burri i saj Swizz, Ashlee dhe Evan, u shfaqën më të dashuruar se kurrë.
Dhë në fundm Miley Cyrus nxori gjuhë para fotoreporterëve, pasi arriti pa bashkëshortin e saj Liam Hemsworth në ceremoni. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com