Morena Taraku i lë pa fjalë të gjithë, fejohet papritur

  

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku duket se ka nisur një lidhje të re dashurie që po kalon në faza të tjera.

Ajo i surprizoi të gjithë me një postim në rrjete sociale ku tregoi dorën me një unazë gjigante në gishtin e fejesës.

“Unë thashë Po”, shkruajti Morena në fotografi duke lënë të nënkuptohet se është fejuar. Para disa ditësh, ajo tregoi se është në kërkim të një dhurate për Shën Valentin duke zbuluar kështu se ka nisur një histori të re, por nuk dihet ende se me kë.