Morgan Freeman mban në xhaketë flamurin e Kosovës

 
 Në një dalje publike të tij, e gjithë vëmendja ka shkuar te flamuri i Kosovës në xhaketën e Morgan Freeman. 

  

 

 

Të gjithë e njohim aktorin Morgan Freeman, por nuk do ta merrnim me mend deri më sot se do të mbështeste Kosovën kaq hapur, transmeton lajmi.net.

Gjatë një dalje publike, aktori hollivudian u shfaq duke mbajtur në xhaketë flamurin e Kosovës dhe atë amerikan.

Imazhet të cilat do ua sjellim në vazhdim u publikuan nga disa prej diplomatëve të shtetit të Kosovës, të cilët punojnë në Panama.

“Në shenjë falenderimi i dhuruam flamurin e Kosovës dhe të SHBA-ve, të cilin e vuri me shumë kënaqësi”, shkruhet në postimin e bërë në Facebook./Lajmi.net/

  

  

 

albshowbizzz.com