Mozzik dhe Loredana në një festival prestigjioz belg ku do të paraqiten Cardi B. e Nicky Jam

  
  

Loredana Zefi dhe Mozzik kanë sjell së fundi një këngë të re që po pëlqehet prej fansave dhe publikut.

“Romeo&Juliet”, titullohej projekti i tyre i fundit i publikuar në fillim të këtij muaji, i cili deri më tani është shikuar mbi 22 milionë herë në YouTube.

Por, duket sukseset e dyshes nuk mbarojnë me kaq pasi që tashmë kanë para vete edhe një sfidë tejet të rëndësishme.

Çifti kanë treguar se do të paraqiten në festivalin e famshëm “VestiVille” që zhvillohet në shtetin e Belgjikës.

Kështu së paku bukuroshja ka bërë të ditur duke shpërndarë njoftimin përmes llogarisë personale në Insgtagram.

Gjithashtu në këtë festival do të paraqiten edhe yje të tjera ndërkombëtare, të tilla, si Cardi B, Nicky Jam, Tyga dhe Maitre Gims.

Ndryshe, Mozzik dhe Lorendana tashmë janë prindër të një fëmije dhe janë duke punuar në këngë të reja. /Telegrafi/