Mozzik dhe Loredana nuk njohin kufij, suksesi i tyre prek Amerikën

  

Mozzik dhe Loredana kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të dytë të titulluar “Romeo&Juliet”, suksesin e së cilës ia dedikojnë vogëlushes Hana.

Ky projekt i ri ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke arritur miliona klikime, ndërkohë që po arrin të ngjitet në toplistat ndërkombëtare.

Në një postim në Instagram, Mozzik bëri të ditur se kënga ka arritur të tejkalojë kufijtë e Shqipërisë, Gjermanisë e Zvicrës. Tani “Romeo&Juliet” renditet në mes të këngëve të njohura në listën amerikane Genius.

Ky nuk do të jetë dueti i fundit i ciftit. Shumë shpejt ata do sjellin projektin e titulluar “Tom&Jerry”.