Mozzik dhe Loredana shkëlqejnë në ‘Burberry’

 
 

Mozzik dhe Loredana Zefi momentalisht janë një nga çiftet më “IN” shqiptare.

Se janë me plot stil këtë e kanë dëshmuar pothuajse në çdo paraqitje të tyre sikurse edhe sot, shkruan lajmi.net.

Bashkëshortja e Mozzik, Loredana ka hedhur një fotografi në Instagram teksa shfaqet pranë reperit ferizajas dhe shfaqet tejet në formë të veshur në ‘Burberry’.

Mozzik dhe Loredana lirshëm mund të thuhet se janë çift për t’iu marrë lakmi dhe më me stil në estradë.

Prindërit e Hanës dje njoftuan se do të jenë prezentë në një festival në Belgjikë përkrah yjeve, Cardi B, Nicky Jam etj.

 

 
 

albshowbizzz.com