Mozzik e vesh me “Gucci” vajzën e tij të vogël
Reperi Mozzik dhe Loradana Zefi po e shijojnë në maksimum epitetin prindër.
Si Mozzik ashtu edhe Loredana, në llogaritë e tyre në Instagram po publikojnë shpesh foto të vajzës së tyre Hanës e cila ua ka ndryshuar edhe jetën, shkruan lajmi.net.
Së fundmi ishte reperi ferizajas ai i cili e ka publikuar një Instastory ku shihet me vajzën në krahë e ajo çfarë u ka rënë ndjekësve në sy ka qenë kapela e saj.
Në fakt ka qenë Mozzik ai i cili ka treguar pranë fotos se e ka veshur vajzën e tij me “Gucci”.
Ai sot bën një jetë të mirë dhe shihet tejet i lumtur pranë familjes, ndërsa nuk e ka pasur problem asnjëherë të tregoi se dikur nuk i ka pasur kushtet edhe aq të mira.
albshowbizzz.com