Mozzik i ka kushtuar këngë Hanës, vajzës së tij

  
  

Hip hop ylli, Mozzik, ka paralajmëruar projektin e ri të tij.

Reperi i cili ka arritur të krijojë famë evropiane me prjektet në bashkëpunim me Loredanën, po shijon edhe lidhjen me bukuroshen.

Nga romanca, ata kanë edhe një vajzë të vogël, Hanën, që shpejt u bë e famshme në rrjetet sociale.

Mozzik ka publikuar një përgjigje drejtuar një prej adhuruesve. duke konfirmuar këngën.

“E kam kryer këngën para një jave. Në album është kënga”, ka thënë Mozzik.

Reperi po bën gati që të publikojë edhe albumin e tij të ri, i cili do të përbëjë shumë hite.

Mozzik dhe Loredana janë në lidhje prej dy vitesh dhe çifti jeton në Zvicër. Ata kanë konfirmuar se do të bëjnë turne veror. /Telegrafi/