Ndërron jetë aktori i Diamante dhe Dashuri
Aktori veteran i serialeve turke, Aytaç Arman, ka ndërruar jetë të martën në moshën 70-vjeçare.
“Hurriyet” raporton se Arman humbi betejën me kancerin në një spital në Stamboll. Paraditen e kësaj të mërkure Arman-it po i jepet lamtumira e fundit nga kolegë dhe të afërm, para se trupi i tij të varroset në vendlindje, në qytetin e Adanas.
Arman ka luajtur në dhjetëra seriale dhe pjesë teatrore. Në Shqipëri ai njihet për rolin e Ahmet Denizer në serialin “Diamante dhe Dashuri” transmetuar në Tv Klan. Ahmet Denizer luajti rolin e babait të aktores kryesore, Elif Denizer. /tvklan.al
albshowbizzz.com