Ndërron jetë aktori i njohur turk
Në moshën 69 vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur turk.
Aktori turk Aytaç Arman është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare, duke i lënë të pikëlluar të gjithë, transmeton lajmi.
Sipas mediave turke ai vuante nga kanceri dhe po trajtohej në një spital në Stamboll, mirëpo nuk mundi që ta mposhtë sëmundjen.
Homazhet për aktorin turk u zhvilluan sot në teatrin Beyoglu Atlas, ku i është dhënë lamtumira e fundit.