Ndërron jetë Karl Lagerfeld, stilisti i modës
Stilist i modës, Karl Lagerfeld ka vdekur në Paris pas një sëmundjeje, e cila ‘e mori’ shumë shpejt.
Dizenjuesi gjerman, i cili ishte drejtor kreativ për Chanel dhe Fendi, ishte një nga figurat më të spikatura të industrisë dhe punoi deri në vdekjen e tij.
Bishti i flokëve të tij dhe syzet e errëta e bënë atë një figurë menjëherë të njohur në të gjithë botën.
Peshat e rënda të industrisë së modës, duke përfshirë italianen Donatella Versace, shprehën mirënjohje të përzemërta.
“Sot bota humbi një gjigant midis njerëzve”, tha kryeredaktorja i revistës Vogue, Anna Wintour.
Faqja e internetit të Lagerfeld thotë se viti i lindjes së tij ishte 1938, edhe pse shumica mendojnë se ishte pesë vjet më i vjetër.
Thashethemet për shëndetin e keq të Lagerfeld ishin përhapur disa javë pasi ai mungoi në një seri eventesh, duke përfshirë edhe koleksionin pranverë / verë të Chanel muajin e kaluar.
Ai vdiq të martën në mëngjes, pasi u pranua në spital një natë më parë, raportojnë mediat franceze.