Në mëngjes i dhuroi lule, e tani Albani ia bën edhe një surprizë tjeter Fjollës
Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Mehmeti dhe gruaja e tij Fjolla, janë një ndër çiftet më të përfolura të estradës.
Ata janë martuar para pak vitesh dhe nga kjo martesë kanë dy fëmijë, përcjell ORAinfo.
Që të dy janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale, dhe pothuajse çdo ditë postojnë momente të ndryshme të jetës së tyre.
E sot, për ditën e Shën Valentinit Albani i dhuroi Fjollës Lule, kurse tani ka postuar një foto me të për t’i treguar të gjithëve sa e do atë./ORAinfo/