Në pranverë po na martohet Gresa

 
 

Nuk është se jeta e saj është mbajtur në heshtje, e sidomos kur është pyetur rreth planeve të martesës asnjëherë nuk ka folur shumë për këtë.

Gresa Behluli, prej një kohë të gjatë është fejuar, por rrallë herë e mos të themi fare e kemi parë me të fejuarin e saj, pasi privatësia e saj ruhet me një fanatizëm të tepruar, shkruan Kosovarja.

Por jo gjithçka, mbetet në tretje, pasi i vie rendi secilës dhe zbulohet çdo gjë. Nga pritjet e shumta të fansave të saj, asaj sot kur iu është bërë pyetja për të disatën herë rreth martesës së saj, kishte diçka më në fund për të na thënë.

Ishte pikërisht lajmi i shumëpritur nga ajo, se martesa e saj do të bëhet në mars të këtij viti.

Pra vonoi, por nuk shpëtoi. E neve nuk na mbetet gjë tjetër, përveç çiftit të ri t’ia urojmë të gjitha të mirat në jetë. /Kosovarja/

 

 
 

albshowbizzz.com