Netflix me film biografik për Hulk Hoganin
Platforma televizive amerikane nuk po ndalet së prodhuari filma me rrëfime reale.
Filmi i ri biografik i prodhuar nga Netflix në qendër të vëmendjes do të vendosë jetën e Hulk Hoganit.
Ky i fundit do të mëshirohet prej aktorit të famshëm, 35-vjeçarit Chris Hemsworth, raporton NME.
Filmi i ri i Netflix thuhet se do të drejtohet nga Todd Phillips, regjisori i trilogjisë Hangover dhe filmit të ardhshëm DC Comics “Joker”.
Gjithashtu, producent i filmit do të jetë Michael Sugar me kompaninë e tij Sugar23. Përpjekja e përbashkëta të Todd Phillipsit dhe Bradley Cooperit, “Joint Effort” gjithashtu është përfshirë në procesin e krijimit dhe shpërndarjes së filmit.
Gjatë viteve 80-ta të shekullit të kaluar, Hulk Hogan u bë një nga emrat më të mëdhenj në botën e WWF, dhe shihet shpesh në filma artistikë, shfaqje televizive dhe video lojëra.
Ndryshe, 65-vjeçari kishte edhe një reality show nën emrin “Hogan Knows Best”, ku është paraqitur edhe vajza e sportistit, Brooke. /Telegrafi/