Nga aktor në këngëtar, Dreni sjell këngën e re ‘Situata’

 
 

Famën e shijoi që fëmijë, kur krah aktorit të njohur Rasim Thaçi shfaqte talentin e tij prej aktori.

Që nga atëherë Dren Mehmeti gëzon simpatinë e publikut, por sot ai po vazhdon rrugën e artit në një tjetër fushë.

Dreni tashmë ka publikuar projektin e tij të dytë muzikor duke synuar majat në skenën muzikore shqiptare.

“Situata” mban titullin kënga, të cilën Dreni e solli të realizuar me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Emi ndërsa me video u realizua nga “Ice Box”.

 
 

albshowbizzz.com