Nga Meryl Streep te Marlon Brando, 40 aktorët që e kanë fituar së paku një Oscar

  
  

Për shumicën e aktorëve, fitimi i Oscarëve prestigjioz është kulmi i karrierës dhe diçka që përpiqet për tërë jetën.

Megjithatë, vetëm një çmim i tillë nuk mjafton. Madje, 41 aktorë fituan më shumë se një Oscar dhe të parit që iu dorëzua ishte Lewis Reinerit në vitin 1937. Ai zotëron dy çmime të tilla.

Disa aktorë arritën të fitonin çmimin prestigjioz sa herë që u nominuan nga Akademia Amerikane e Filmit dhe Shkencës.

Më së shumti nominime për këtë çmim prestigjioz i ka Meril Streep – madje edhe njëzet herë. Ajo ka fituar tre Oscar deri më tani, sipas Independent.

  

Meryl Streep (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

  

Në mesin e atyre që kanë fituar çmime Oscar të shumtë janë Christoph Waltz (i cili fitoi çmimin për rolin në filmin e Tarantinos “Inglourious Basterds”), Kevin Spacey, Hilary Swank, Vivien Leigh, Diane West, Peter Ustinov, Jason Robards, Melvin Douglas, Shelley Winters, Anthony Quinn, Glenda Jackson, Maggie Smith, Betty Davis, Sally Field, Elizabeth Taylor, Frederik Marcel, Sean Penn dhe Frances McDormand.

Në këtë grup janë edhe Gene Hackman, Tom Hanks, Olivia de Haviland, Jodie Foster, Michael Caine, Gary Cooper, Jessica Lang, Dustin Hoffman, Jane Fonda, Robert De Niro, Kate Blanchett, Jack Lemon, Marlon Brando, Spencer Tracy, Luis Reiner, Helen Hayes, Denzel Washington, Walter Brennan, Jack Niklson, Ingrid Bergman, Daniel Day-Lewis, Meryl Streep dhe Katharine Hepburn.

Ndërkohë, si favoritë për të fituar çmimet kryesore në këtë ngjarje madhore filmike është filmi i regjisorit, Alfons Quarone, Roma dhe “Favorite” i Jorgos Lantimos, i cili fitoi dhjetë nominime për Oscar.

Ndryshe, ceremonia zyrtare e çmimeve amerikane të filmit do të mbahet më 24 shkurt në Teatrin Dolby në Los Angelos. /Telegrafi/