Ngjarja që tronditi vendin, vjen reagimi nga Gold Ag

Vendi ynë është tronditur nga një lajm i keq sot.

Një 27 vjeçar është vrarë sot në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Kjo ngjarje i ka prekur qytetarët ndërsa reagim ka pasur edhe nga reperi Arian Agushi, Gold AG.

“Pse këto vrasje në vendin tim ?”, ka shkruar ai dhe komentet kanë qenë të shuma nga ndjekësit e tij në Facebook.

Dëshmitarët i kanë thënë lajmi.net se i ndjeri ishte pronar i një kazinoje në Prishtinë. Po ashtu, këta dëshmitarë që e kanë njohur nga larg thonë se i njëjti ka pasur probleme me familjarët e gruas së tij