Nicki Minaj detyrohet ta anulojë koncertin në Sllovaki për shkak të energjisë së pamjaftueshme elektrike
Nicki Minaj është detyruar t’i thotë publikut që e kishin mbushur stadiumin në Sllovaki se nuk mund të vazhdonte me koncertin e caktuar për këtë fundjavë.
Këngëtarja është shprehur zemërthyer duke thënë se energjia ishte e pamjaftueshme në stadiumin në Bratislavë për t’i plotësuar nevojat e teknologjisë së lartë të nevojshme për zhvillimin e koncertit.
Reperja është paraqitur në skenë para mijëra fansave që kishin pritur me orë të tëra, për t’u thënë se nuk mund të performonte para tyre.
Ajo e ka publikuar një postim të gjatë në Instagram duke shprehur zemërthyer që nuk mund të këndonte për publikun.
“Nuk mund t’i besoj fansat e mi nganjëherë. Pasi kishin pritur me orë të tëra, ata u përpoqën të kuptonin”, ka thënë Nicki.
Minaj ka sqaruar më tej se organizatorët e kishin njoftuar se energjia elektrike ishte e pamjaftueshme që t’i furnizonte ashensorët skenikë, dritat, t’i lëvizte mbështetëset, objektet dhe gjithçka tjetër që ishte e nevojshme për mbajtjen e koncertit.
36-vjeçarja kishte shpenzuar tre orë me organizatorët në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zhvillimin e koncertit, mirëpo kishte qenë e pamundur. /Telegrafi/