Nis festa në familjen Fejzullahu, kjo është arsyeja

Sot ka festë në familjen Fejzullahu.

Familja Fejzullahu është njëra ndër familjet më të njohura dhe më të dashura për publikun.

Falë karrierës së suksesshme 50-vjeçare të Sabri Fejzullahut dhe po ashtu edhe karrierës së suksesshme të të birit, Ermalit, kjo familje është në qendër të mediave rozë dhe gëzon respekt të madh.

Në familjen Fejzullahu sot shënon një ditë e veçantë. Djali i madh i Ermalit, Arti feston ditëlindjen e 10-të dhe me këtë rast ka pranuar urime të shumta, shkruan rtv21.

Është Nera, gjyshja që e ka uruar Artin me fjalët më të mira, me të cilin mburret.

“Arti shpirti i Nanes sot e ke diten e lindjes nje dekade jubilare #10urime krenaria ime , mburrja ime dasht zoti e te te ruaj mire shendetshem. Te dua shum dashnia jem ma e madhja ne bote . Kam deshire te jetoj gjate e ti gezohem rrites tane sukseseve tua . Paq jete te gjate o drita e syve te mi”, ka shkruar Nera krahas fotografisë.

Ermali dhe Ariana kanë tre fëmijë, Artin, Bunën dhe Erën.