Nis Festivali i 69-të i muzikës italiane, Sanremo 2019
Nën drejtimin e kantautorit të njohur italian Claudio Baglioni i cili është njëherësh dhe drejtori artistik i këtij Festivali, dhe i aktorëve komikë Virginia Rafaele e Claudio Bisio. për 5 ditë rradhazi, publiku italian do të ndjek në skenën e teatrit Ariston performancën e 24 këngëtarëve mes të cilëve dhe emra që kanë bërë historinë e muzikës italiane si Patty Pravo, Nino D’Angelo, Nek, Daniele Silvestri, Francesco Renga apo dhe të këngëtarëve më të rinj e më të sukesshmit në diskografinë e muzikës italiane si Irama, Einar, Mahmud, Briga etj.
Këngët në garë do të gjykohen nga një juri e cila mban 30% të votës, nga televoto e publikut me 40% të votës dhe nga juria e gazetarëve me 30 % të votës.
I ftuari special i kësaj nate të parë është këngëtari lirik Andrea Bocelli i cili 25 vite më parë u shpall fitues i këtij Festivali.
Gjatë natës së stome ai do të performoj së bashku me djalin e tij Matteo.
Andrea Bocelli konsiderohet në nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës lirike me 90 milionë kopje disqesh të shitura në të gjithë botën e me një yll të merituar në Ëalk of Fame. Një tjetër i ftuar special i kësaj nate të parë është dhe këngëtarja Giorgia.
Ndërsa gjatë netëve të tjera do të performojnë si të ftuar special në skenën e Sanremo 2019, këngëtarët Luciano Ligabue, Tony Hadley, Jack Savoretti, Fiorella Mannoia, Alessandra Amoroso, Antonello Venditti etj.
Sanremo 2019 sivjet ka një formulë të re ku nuk do të ketë më një garë për kategorinë e këngëtarëve të rinj.
Festivalin e një viti më parë Sanremo 2018 e fitoj këngëtari shqitpar Ermal Meta në duet me Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente”.
Kantautiri shqiptar Ermal Meta qe dhe fituesi i cmimit të kritikës “Mia Martini”.