Një histori e bukur romantike: Kështu u njoh Armina Mevlani me Shkëlzen Berishën

 

Ata kanë shumë vjet që janë bashkë ndërsa vetëm gjatë vitit që lamë pas dashurinë e tyre të madhe e kurorëzuan me fejesë.

Image result for armina dhe shkelzeni

Blogerja e famshme shqiptare Armina
Mevlani dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha, u fejuan duke celebruar një darkë
me miqtë e ngushtë e familjarët, ndërsa tani kanë një shtëpi dhe jetojnë bashkë.

  

Por si u njohën ata të dy? E rrëfen vet Armina dhe qenka shumë romantike…

Image result for armina dhe shkelzeni fejesa

“Në fakt forma sesi
jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur
njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e
diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe
kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të
ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh,
u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty
filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk
ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke
komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka”, ka treguar
Armina, në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën Elite. /Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com